Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler në Click Plus në TV21 tha se për 9 muaj, SHBA-të kanë futur më tepër persona nga Maqedonia e Veriut në listën e zezë sesa e gjithë periudha që nga pavarësia e vendit.
“Një nga gjërat që unë vlerësoj, siç e dini, SHBA-të kanë caktuar më tepër persona për sanksione nga ky vend në 9 muajt e fundit sesa ne që kemi caktuar, besoj që nga pavarësia. Kështu që duke i treguar ata që…sërish, vjedhin nga vendi i tyre dhe nga qytetarët, e ka…unë besoj dhe e e kam parë, e ka ngritur nivelin e bisedës në një nivel publik”, tha Ageler.
