Afrim Gashi: Distria Krasniqi shënoi historinë e Kosovës me germa të arta

TË FUNDIT

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka dërguar urime ndaj Skuadrës Olimpike të Kosovës, pasi triumfit të xhudistes Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike.

“Skuadra Olimpike e Kosovës sot na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve anembanë globit. Distria Krasniqi sot shënoi historinë e Kosovës me germa të arta. Kjo është medalja e dytë e artë në Olimpiadë për një shtet kaq të ri. Urime Kosovë, urime shqiptarë!”, shkroi Gashi në “Facebook”, transmeton TV21.

Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë./TV21