Rreth 100 talebanë të burgosur janë liruar nga burgu ushtarak në Afganistan, si pjesë e përgjigjes së Qeverisë së armëpushimit befasues, të propozuar nga militantët me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Qeveria afgane sot ka liruar 100 talebanë të burgosur nga burgu Bagram”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare, Xhavid Fajsal.
Qeveria planifikon të lirojë deri në 2.000 talebanë të burgosur si “gjest i vullnetit të mirë” dhe përgjigje të propozimit të djeshëm për armëpushim që i inkurajoni përpjekjet për fillimin e negociatave paqësore.