Luftëtarët talebanë kryen sulme të armatosura ndaj objekteve ushtarake dhe policore në qarqet afgane Imam Sahip dhe Çardere, kumtoi zëdhënësi i zyres së guvernatorit të Kunduzit, Esmatulla Muradu. Lëvizja e talebanëve e mori përgjegjësinë për sulmin.
Së paku 14 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë e humbën jetën në sulmet e kryera nga luftëtarët talebanë në provincën Kunduz, lajmëroi Anadollu. Dy pjesëtarë janë lënduar.
Gjatë këmbimit të zjarrit jetën e humbën edhe tre sulmues, ndërsa katër prej tyre u lënduan.
Lëvizja e talebanëve pohon se gjatë sulmit janë vrarë 19 pjesëtarë të forcave të sigurisë./MIA
