Të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën pasi një kamion i mbushur me eksploziv u shpërthye nga militantët talibanë përpara një spitali në jug të Afganistanit.
Sipas raporteve shumë nga viktimat e sulmit ishin mjekë dhe pacientë.
Talibanët kanë thënë se ata po synonin zyrat qeveritare të inteligjencës, në vendin fqinj të spitalit, transmeton tv21.tv
Këtë javë, talibanët kryen edhe dy sulme të tjera të mëdha, në Kabul dhe Çarikar, duke lënë së paku 46 njerëz të vrarë.
Në fillim të këtij muaji Presidenti amerikan, Donald Trump përmendi një sulm talebanëve në Kabul i cili vrau një ushtar amerikan dhe 11 të tjerë më 6 shtator si arsyen e tij për tërheqjen nga bisedimet e paqes që synojnë t’i japin fund konfliktit 18-vjeçar./21Media
