Policia në Afganistan ka sekuestruar katër tonë nitrat natriumi, një kimikat që mund të përdoret për të prodhuar eksploziv, që është një nga konfiskimet më të mëdha të këtij lloji që kur ka filluar kryengritja e talebanëve.
Autoritetet afgane kumtuan se nitrat natriumi u gjet në një kamion, ndërsa shoferi u arrestua dhe hetimi është duke u zhvilluar.
Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë publike se kujt nga disa grupet militante që veprojnë në Afganistan i përkasin materialet e sekuestruara.
Nitrati i natriumit mund të përdoret në prodhimin e plehrave dhe konservantëve, por edhe për prodhimin e eksplozivëve, për shkak të së cilës është i ndaluar për vite me radhë në Afganistan.
