Afganët lusin Amerikën që t’i evakuojë

TË FUNDIT

Një numër i konsiderueshëm i njerëzve kanë mbetur ende në Afganistan dhe po kërkojnë që Amerika të bëjë diçka për ta sa më shpejtë të jetë e mundur.

Gjithçka po merr rrjedh tjetër pasi aeroporti në Kabul është në gjendje tmerri, gjë që po ngadalëson procesin e fluturimit të aeroplanëve.

Presidenti Joe Biden, ka bërë të ditur se po bën gjithçka që është e mundur në mënyrë që të gjithë ata që kanë mbetur në Afganistan të evakuuohen.

“Nuk e kemi kapacitetin të shkojmë dhe të marrim më shumë se nga ç’parashihet”, tha Lloyd Austin.

Shumë afganëve u rrezikohet jeta si pasojë e asaj që kanë qenë pjesë e Ushtrisë së SHBA-së ose organizatave të SHBA-ve./21Media