Aeroporti i Shkupit “urë e koronës” për Evropën, 24 pasagjerë të fluturimit Shkup-Turku rezultuan pozitiv me Covid-19

Must Read

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka...
- Advertisement -

24 pasagjerë të fluturimit Shkup-Turku të Finlandës kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Ata të shtunën fluturuan nga Shkupi për në qytetin jugor të Finlandës, e këtë e bënë pas asnjë problem pasi që as në aeroportin tonë kamerat termale nuk kanë treguar për temperaturë të lartë trupore tek ta.

- Advertisement -

Pas disa orësh udhëtim, me të ateruar në Finlandë, pas një testimi vullnetar, u zbuluar se 24 nga gjithsej 157 pasagjerë janë të infektuar me virusin korona.

Nga Ministria e Shëndetësisë, pasi kanë kontrolluar informacionet e Aeroportit të Shkupit dhe policisë kufitare, tregojnë se bëhet fjalë për mërgimtarë që vijnë në Maqedoni ose tiransitojë përmes vendit tonë, e më pas kthehen në Evropën Perëndimore ku kanë leje qëndrim ose nënshtetësi të BE-së, andaj edhe nuk vlejnë masat restriktive gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi.

- Advertisement -

 “Asnjë prej tyre nuk është i regjistruar në bazën e rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë, që do me thënë se nuk kanë vendim për izolim si pozitivë nga Inspektorati Sanitar-shëndetësor. Nga të dhënat e marra për fluturimin në fjalë pjesa më e madhe e udhëtarëve kanë udhëtuar me pasaporta kosovare (95 persona), pasaportë finlandeze (60 persona) ndërsa pjesa tjetër janë me pasaporta maqedonase (2), shqiptare, bullgare, estoneze dhe suedeze”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Në fakt nuk dihet se ku bëjnë pjesë ata me pasaportë shqiptare, bullgare, estoneze e suedeze, sepse numrin total të 157 udhëtarëve, e formojnë vetëm ata me pasaportë kosovare, finlandeze dhe maqedonase.

- Advertisement -

24 rastet pozitive me COVID-19 autoritetet finlandeze i zbuluan pasi edhe në dy fluturime paraprake kishin vërejtur se Maqedonia e Veriut dhe Rumania janë burimet kryesore të infeksioneve të reja me koronavirus në Finlandë. Kjo bëri që ky vend skandinav të vendosë teste të detyrueshme të koronavirusit dhe karantinë për udhëtarët nga vendet me rrezik të lartë. Kanë informuar se në të ardhmen, karantina dyjavore do të jetë e detyrueshme dhe testet koronavirus do të kryhen për këdo që arrin nga vend ku ka mes 8 dhe 10 raste të Kovid-19 për 100.000 banorë në 14 ditët e fundit.

Transportimi i personave me koronavirus nga Maqedonia drejt vendeve të Evropës Perëndimore ka shqetësuar edhe autoritetet e vendit, ndërsa Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për “Telma” tashmë ka njoftuar se nesër në seancën e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse do të kërkojë të vendoset testi i detyrueshëm PCR për të gjithë ata që do të transitojnë nëpër Maqedoni e që si destinacion final kanë ndonjë shtet tjetër.

- Advertisement -

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të Sarajit. Qytetarët...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në kuadër të projektit “Shkupi 2014”,...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka shumë qejf kafshët dhe shpezët.E...

Banorët e Butelit kërkojnë poliklinikë, Smilevski: Startojmë vitin e ardhshëm

https://youtu.be/3kiWlhb0ofY Me sirenat dhe bori të veturave në targat e të cilave shkruante poliklinikë, banorët e Butelit...

Katër denarë për një kilogram rrush, vreshtarët të revoltuar, ministri Hoxha qetëson

https://youtu.be/kvM_tDdh0oU Cilësia e dobët e rrushit këtë vit shkaktoi probleme, por edhe përkundër kësaj shteti do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -