Aeroporti i Kuvajtit dëmtohet nga nga raketat dhe dronët iranianë

TË FUNDIT

Aeroporti ndërkombëtar i Kuvajtit është dëmtuar nga raketat dhe dronët iranianë herët të mërkurën, sipas autoriteteve.

Sulmi ka lënë të lënduar “një numër njerëzish”, të cilët kanë marrë kujdes mjekësor, dhe ka shkaktuar dëme në Terminalin 1 të aeroportit, raporton Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Kuvajtit (KUNA), duke cituar ministrinë e Mbrojtjes.

Fluturimet dhe trafiku ajror në Kuvajt janë pezulluar pas sulmit, ka raportuar KUNA.

Terminali 1 – qendra kryesore e aeroportit për fluturime ndërkombëtare, ishte rihapur të hënën, sipas raporteve të mediave lokale, pasi ishte dëmtuar në një sulm të mëparshëm iranian në fund të shkurtit.