Adolf Hitler fitues në zgjedhjet lokale në Namibia

TË FUNDIT

Në zgjedhjet lokale në Namibia, është zgjedhur një kandidat, emri i të cilit është Adolf Hitler, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Namibiani, Adolf Hitler Ununo, 54-vjeçar, fitoi 84.88 për qind të votave në rrethin Ompunja në Namibinë veriore.

Namibiani Adolf Hitler filloi karrierën e tij politike në partinë “Suapo”, e cila fitoi zgjedhjet aktuale rajonale.

Ai i shpjegoi gazetës gjermane se emrin e tij ia dha babai i tij.

“Padyshim që babai im nuk e kuptonte kush ishte Adolf Hitler”, tha 54-vjeçari, emri i të cilit ishte krejtësisht normal si fëmijë derisa u rrit dhe e zbuloi emrin e kujt e mban.

Ai shfaqet në publik kryesisht si Adolf Uunona, duke shmangur Hitler. Ai thotë se nuk mund ta ndryshojë emrin sepse është në të gjitha dokumentet e tij zyrtare.

“Është tepër vonë për këtë”, tha Adolf, duke shpjeguar se emri ishte i zakonshëm në Namibia, e cila është ish-koloni gjermane.