Admir Mehmedi përshëndetet me ekipin kombëtar të Zvicrës

TË FUNDIT

Admir Mehmedi tërhiqet nga ekipi kombëtar i Zvicrës. Mehmedi mbyll përvojën me ekipin kombëtar të Zvicrës pas 76 paraqitjeve dhe 10 golave me fanellën e kombëtares në ndeshjet zyrtare.

“Kam ardhur në përfundim se kjo është koha më e mirë për të thënë mjaft. Euro 2020 përfaqëson një pikë fantastike për të mbyllur këtu kapitullin e kombëtares. Unë jam krenar dhe mirënjohës që kam qenë në gjendje të përjetoj të gjithë këto vite emocionet me Zvicrën,” ka shkruar mes tjerash Admir Mehmedi në rrjetin social Facebook.

30-vjeçari Admir Mehmedi me fanellën e Zvicrës mori pjesë në Kupën e Botës 2014 dhe Kampionatin Evropian 2016, si dhe në Euro 2020 ku luajti një rol të rëndësishëm në kualifikimin për në çerekfinale pasi ishte zgjedhur nga Petkoviç, te penalltitë ku realizoi 11-metërshin e pestë kundër Francës.

TË NGJAJSHME