Avziu: Teleferiku 6 ulës ka kapacitet të bart 1.200 persona brenda një ore! Është i modernizuar dhe me sistem sigurie

TË FUNDIT

Drejtori i ELEM Turs, Adem Avziu në reportazhin e TV21 për qendrat e skijimit në Kodrën e Diellit tha se teleferiku prej gjashtë ulëseve ka kapacitet të bart 1.200 persona brenda 1 ore. Ademi thotë se teleferiku është i pajisur me të gjitha mjetet e sigurisë.

“Është me rëndësi të ceket se kjo gjashtëulëse ka kapacitetin që të bartë për një orë mbi 1.200 skijatorë të cilët mund të ngjiten lartë dhe të lëshohen poshtë për skijim. Është kapacitet i jashtëzakonshëm, gjithçka është modernizuar dhe automatike. Në qoftë se kemi rreziqe nga era me automatizëm ndërpritet dhe nuk lejon që të ec tutje, e gjithë kjo është për shkaqe sigurie”, tha Adem Avziu, drejtor i ELEM TURS.

MARKETING I PAGUAR POLITIK