Ademi: Shkupi është ekip i mirë

TË FUNDIT

Kapiteni i kampionit kroat Dinamo Zagreb dhe i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Arian Ademi është i kujdesshëm para vizitës së nesërme të Shkupit në stadiumin “Maksimir” në ndeshjen e parë të xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Kampioni aktual i Maqedonisë së Veriut e siguroi një duel me Dinamon e Zagrebit duke e eliminuar Linkolnin nga Gjibraltari me rezultat të përgjithshëm 3-2.

“Ata janë një ekip i mirë, dinamik dhe i shpejtë. Nuk i njoh të gjithë sepse kanë ndryshuar shumë lojtarë, por portieri është kolegu im në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Ademi për mediat kroate.

Ndeshja e kthimit është caktuar për të martën e ardhshme në Shkup, ndërsa më i suksesshmi nga ndeshja Shkupi-Dinamo do ta kuptojë sot pasdite kundërshtarin në xhiron e tretë kualifikues në LK.

Ekipi humbës do t’i vazhdojë paraqitjet e tij në skenën evropiane në xhiron e 3-të kualifikuese në Ligën e Evropës. l