Deputeti i BDI-së Arbër Ademi në “Magazinën Informative” në TV21 foli për VLEN dhe ndryshimet kushtetuese. Ai tha se vetë e kanë thënë se nuk ka Qeveri pa ndryshimet Kushtetuese.
“Nuk ka Qeveri pa ndryshimet kushtetuese, vetë kanë thënë nga kjo karrige ku jam sot unë i ulur. A po e mbajnë fjalën? Nuk po e mbajnë”, u shpreh Ademi në TV21.
