Ademi: Mbesim të përkushtuar në ruajtjen e statusit të trashëgimisë kulturore për rajonin e Ohrit

TË FUNDIT

Ministri Edmond Ademi, në cilësi të kryetarit të Komisionit kombëtar për UNESKO, së bashku me kryetarin e Ohrit, Konstatin Georgievski, në Paris kanë pasur takim pune me përfaqësues të UNESKO-s për progresin në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

Siç bëri të ditur Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, në takimet e djeshme me drejtoreshën e Qendrës për Trashëgimi Kulturore, Metçild Rosler, dhe me disa ambasadorë të vendeve anëtare të Komitetit për Trashëgimi Botërore, është prezantuar dhe përshëndetur progresi i realizuar pas vendimit në Baku në korrik.

“Në gusht, në koordinim midis pushtetit qendror dhe lokal në Ohër dhe Strugë janë marrë vendime për moratorium të ndërtimit dhe legalizimit të objekteve të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Plani për menaxhim me trashëgiminë është finalizuar. I njëjtë së shpejti do të hapet për debat publik, ndërsa do të dërgohet   në shqyrtim edhe deri te UNSKO. Se Qeveria është plotësisht e fokusuar  në përmbushjen e rekomandimeve, flet edhe fakti që Qeveria në ribalancin e buxhetit ka ndarë 50 milionë për sanimin e sistemit e kolektorit, me plan për mjete shtesë për vitin 2020”, theksohet në kumtesë.

Në takimet janë theksuar se në pjesën e bashkëpunimit me Shqipërinë, si ndër rekomandimet, para pak kohe në takimet në Tiranë ishte definuar edhe formimi i komisionit të përbashkët për menaxhim me rajonin e Ohrit.

“Deri te dorëzimi i raportin e progresit në shkurt të vitit 2020, UNESKO pret progres të rëndësishëm në përmbushjen e rekomandimeve. Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për ruajtjen e statusit të Trashëgimisë botërore  për rajonin e Ohrit, dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe rritjen ekonomike për banorët e rajonit, si dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, shtohet në kumtesë.