Ademi: Edhe vetë Durmishi ka pranuar se Kreshnik Bekteshi nuk ka asnjë përgjegjësi

TË FUNDIT

Arbër Ademi nga BDI ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi ku thotë se “Ministria e Ekonomisë nuk është kompetente për të kontrolluar licencat e klubeve të natës”, transmeton TV21.

Ademi thotë se me këtë deklaratë, Durmishi e “ka pranuar se Kreshnik Bekteshi nuk ka përgjegjësi” për tragjedinë në Koçan.

“Sot, edhe vetë Durmishi ka pranuar se Kreshnik Bekteshi nuk ka asnjë përgjegjësi, i cili ka një vit që nuk është ministër”, shkroi Ademi në Facebook me çka reagimit ia ka bashkëngjitur fotografinë e deklaratës së Durmishit.