Ademi: Duhet të ndihmohet sektori privat, në të kundërt do të humbasim të gjithë fuqinë punëtore

TË FUNDIT

Analisti Visar Ademi përballë ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sonte në CLick Plus në TV21, tha se ne shqiptarët e kemi sipërmarrjen në ADN dhe se perspektiva e të rinjve nuk është administrata publike, por sektori privat. Ai tha se nëse vazhdohet kështu mund të humbasim të gjithë rininë dhe fuqinë punëtore.

“Ne shqiptarët jemi njohur si sipërmarrës serik edhe në Jugosllavi edhe tani. Nuk është perspektiva në administratën publike. Ne duhet të shohim sektorin privat. Ne e kemi në ADN sipërmarrjen. Prandaj duhet t’i ndihmohet sektorit privat, të jemi vlerë e shtuar e vendeve të reja të punës, sepse çpo humbasim rininë, po humbasim njerëzit”- tha analisti Visar Ademi.