Ademi: “Duhet të kemi besim në sistemin shëndetësorë dhe t’i vaksinojmë fëmijët”

TË FUNDIT

Ndonëse shkolla fillore është e obligueshme, fëmijët që nuk janë të vaksinuar me vaksinën kundër fruthit, nuk do të mund të regjistrohen në klasë të parë. Ky ishte konkluzioni i qeverisë në seancë e fundit. E fëmijët që nuk do ta ndjekin procesin edukativo-arsimor, prindërit e tyre do të gjobiten. Kështu  tha ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi.

Ministri i arsimit apeloi deri tek qytetarët që të kenë besim në shëndetësi dhe në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe në seancën e djeshme të Qeverisë, u soll përfundim se në vitin e ri shkollor, në klasë të parë do të mund të regjistrohen vetëm nxënësit e vaksinuar dhe për atë të kenë dokument. Ndryshe deri tani janë vaksinuar mbi 24 mijë fëmijë deri në moshën 14 vjeç.

“Po janë paraparë sanksione, kur fëmijët nuk ndjekin procesin arsimor dhe nuk është pjesë e sistemit arsimor. Për këtë arsye duhet të ngritet vetëdija dhe të kihet besim në institucione, duhet të kemi besim edhe në sistemin shëndetësorë dhe t’i vaksinojmë fëmijët. Të gjithë e dimë gjendjen dhe e dimë se çfarë po ndodh”, u shpreh Ministri i Arsimit dhe Shkencës , Arbër Ademi.