Adelina Ismaili thotë se produksionet po keqpërdorin emrin e saj

TË FUNDIT

Adelina Ismaili ka reaguar ashpër për ndaj produksioneve, që siç thotë ajo përdorin ende emrin e saj, pavarësisht skadimit të kontratës që kanë pasur me të. Artistja ka sqaruar se çdo bashkëpunim më herët ka pasur kontratën përkatëse, por në momentin që ka përfunduar kjo e fundit, ata nuk kanë më të drejtë të përdorin emrin e saj.

“Keto produksione kane pasur DIKUR kontrata me mua dhe NUK KANE ME. Atyre kontratave u ka skaduar afati shume moti. Te drejtat per veprat e mia muzikore i kam vetem une dhe produksioni im”-ka shkruar ndër të tjera ajo.

Tutje ajo ka shkruar se apelon tek organet kompetente të reagojnë lidhur me këto keqpërdorime.