Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i dorëzon Mirënjohjen Presidenciale Adelina Ismailit.
Këngëtarja Adelina Ismaili është nderuar nga presidentja Vjosa Osmani me Mirënjohjen Presidenciale, si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm në skenën muzikore shqiptare ndër vite.
Mirënjohja iu dorëzua para nisjes së koncerit të Ismailit në shënim të 40-vjetorit të karrierës së saj.
Presidentja Osmani e cilësoi Adelinën si një nga figurat më të mëdha të muzikës sonë moderne që ka qenë frymëzim për breza të tërë.
Mbërmja vazhdoi me koncertin e Ismailit ku interpretoi hitet e saj ndër vite.
