Adele telefonon personalisht fansat pas shtyrjes së koncerteve

TË FUNDIT

Pasi shtyu koncertin në Las Vegas, Adele surprizoi një grup fansash të zhgënjyer me një video-telefonatë në Caesars Palace.

James Mason Fox i tha CNN-it se dikush nga ekipi i këngëtares mbajti një telefon të premten në mënyrë që Adele dhe fansat në një dyqan mallrash të mund të shiheshin. Ai tha se vetëm disa njerëz u lejuan në dyqan në të njëjtën kohë për shkak të protokolleve të COVID-19.

Fox ka xhiruar videon e takimit dhe ju mund të shihni Adelën duke buzëqeshur, duke përshëndetur dhe duke u përpjekur të flasë me grupin, të cilët brohoritnin për të, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

E premtja duhej të ishte e para nga seria e koncerteve të Adelës në The Colosseum në Caesars Palace që ishin planifikuar të vazhdonin deri më 16 prill.

Adele njoftoi vonesën në një video të përlotur në Instagram të enjten, duke thënë se “ne jemi shkatërruar absolutisht nga vonesat e dorëzimit dhe COVID”.

Ajo tha se gjysma e ekipit të saj ishte me COVID-19.