Këngëtarja e njohur e dha lajmin mes lotësh përmes një video në Instagram, ndërsa sqaroi se gjysma e stafit të saj është infektuar.
Njoftimi u bë 24 orë para koncertit të parë.
“Më vjen shumë keq, por show nuk është gati. Gjysma e stafit tim është me covid dhe është e pamundur të zhvillohen koncertet” – u shpreh ylli britanik.
I publikuar në fund të nëntorit, seriali Weekends With Adele ishte i planifikuar me dy shfaqje çdo fundjavë deri në prill.
Biletat varionin nga 60-500 dollarë dhe Adele parashikohej të fitonte më shumë se 500 mijë dollarë për një performancë. Ato do të ishin koncertet e saj të para live në pesë vjet.
Këngëtarja i kërkoi falje fansave që kishin mbërritur në Las Vegas dhe bëri me dije se të gjitha datat do të vihen sërish në dispozicion.
