Adebayor i jep fund karrierës së tij në futboll

TË FUNDIT

Ish-lojtari i kombëtares së Togo-s, Emmanuel Adebayor i dha fund karrierës së tij futbollistike në moshën 39-vjeçare, transmeton Anadolu.

“Karriera ime si sportist profesionist ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Faleminderit atyre që më kanë mbështetur në çdo hap”, shkroi Adebayor në rrjetet sociale.

Adebayor luajti për klube të mëdha evropiane si Real Madrid, Arsenal, Manchester City, Tottenham, Monaco.

Ai luajti në 66 ndeshje për kombëtaren e Togo-s dhe shënoi 29 gola.