Acibadem Sistina me Spital më modern Pediatrik, Fidanovski: Spitali është i vetmi i këtij lloji në rajon

TË FUNDIT

Acibadem  Sistina hap spitalin me modern pediatrik në vend. Repart spitalor, departamentet poliklinike të pediatrisë dhe neonatologjisë dhe qendra emergjente 24/7 me tri njësitë e kujdesit intensiv neonatal, kardiokirurgjikal dhe pediatrik janë pjesë e spitalit të ri pediatrik që gjendet në kompleksin e spitalit klinik Acibadem Sistina. Spitali është i vetmi i këtij lloji në këtë rajon. Në spital janë përfshirë 210 profesionistë. Në dispozicion janë 14 ordinanca pediatrike dhe 4 ordinanca neonatologjike. Për fëmijët kujdesen 36 mjekë pediatër me përvojë subspecialiste në kardiokirurgji pediatrike, kardiologji, reumatologji, pulmologji, neurologji, nefrologji, hemato-onkologji pediatrike, etj.

 “Spitali disponon me shërbimet në ambulancë dhe shërbime spitalore pediatrike subspecialiste dhe është e qasshme për të gjithë pacientët, si dhe mundëson ndërhyrjet më të ndërlikuara pediatrike dhe ndërhyrjet kardikirurgjike të fëmijët. Qëllimi ynë është të avancojmë shërbimet për pacientët në Maqedoni dhe në rajon. Zgjerimi është 4 mijë metra katrorë, por planet tona nuk ndalojnë këtu, vazhdojmë të rritemi dhe të zgjerohemi në përputhje me nevojat e pacientëve në Maqedoni dhe në të gjithë rajonin”, tha Gyn Gynsoj, drejtor kryesor ekzekutiv i Acibadem Sistina.

“Sot e promovojmë spitalin më të ri dhe më modern pediatrik, i cili mundëson qasje multi-disiplinare në zgjidhjen e problemeve shëndetësore te fëmijët, përkatësisht një kujdes integral për shëndetin e çdo fëmije. Të gjithë këtë e bëjmë më qëllimin e vetëm që të ofrojmë kujdes të lartë, trajtim të lartë tek fëmijët dhe në shëndetin e fëmijëve sepse e dimë se investimi në shëndetin e fëmijëve është investim në të ardhmen tonë”, theksoi Dushko Fidanovski, përgjegjës i Pediatrisë – Acibadem Sistina.