Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhikur pas takimit me zv/kryeministrin e parë Artan Grubi, i bëri thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut për t’u regjistruar, duke shtuar se i vendosin në funksion të gjitha kapacitetet partiake do t’i drejtojnë në këtë drejtim të procesit të regjistrimit.
Ai në konferencën e përbashkët gjithashtu vuri në dukje se në platformën e tij politike njëra nga 5 shtyllat kryesore është edhe bashkëpunimi me partitë politike shqiptare në rajon.
“Njëra prej 5 shtyllave të platformës politike është bashkëpunimi me partitë politike shqiptare në rajon. Dhe ky bashkëpunim jo vetëm që është origjinal dhe tradicional, por është edhe i kohës i domosdoshëm për realcionet tona afatgjatë.
Ndërkaq, në fund Grubi e falënderoi Abdixhikun për përkrahjen e dhënë në procesin e regjistrimit të diasporës.
