Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme, kryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kritikoi Qeverinë Kurti teksa si duket bëri një gabim në referimin për shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, të cilën e bëri “shef të grupit parlamentar”.
Në lidhje me këtë reagoi vet Kusari-Lila,e cila ironizoi duke thënë “po i dukem burrë, nejse”, teksa vazhdoi me kritika drejt Abdixhikut, të cilit i tha se është vonë një seancë, pasi më 23 qershor ishte seanca për Trustin dhe atëherë, tha Kusari, është kërkuar prezenca e Abdixhiku dhe ai s’qe aty.
Për këtë, Abdixhiku në kundër-replikë i tha Kusarit se “më shumë vërehet mungesa jem sesa prezenca jote”,
“Mimozë, unë e di që më shumë vërehet mungesa ime se sa prezenca jote dhe siç e di që këto fjalë lavëdruese që doken krejt tu kanë bë si shefi, i kam dëgjuar edhe për Hashimin, edhe për Behgjetin edhe tash po i dëgjoj edhe për Albinin”, tha Abdixhiku.
