Abdixhiku: Do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët! Tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës

TË FUNDIT

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se do të “nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët”.

I pari i LDK-së, ka thënë edhe se, ky projekt tejkalon secilin, përfshirë dallimet e vogla, ambiciet e mëdha, si dhe, ka shtuar ai, hidhërimet e së shkuarës.

“Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Vendit i duhet një tjetër rrëfim. Një rrëfim që bashkon, që normalizon jetën politike, që zhvillon shtetin dhe e ankoron përgjithmonë në Perëndim”, ka shkruar ai mes tjerash.