Abazoviq mirëpret themeluesin e Ethereum

TË FUNDIT

Bashkëpronari i Etherium

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka publikuar një fotografi me Vitalik Buterin, përcjell TV21. Ai i ka uruar bashkëpronarit të Ethereum mirëseardhje në Mal të Zi.

“Mirëserdhe në Mal të Zi, Vitalik Buterin je në vendin e duhur. Mali i Zi është gati të bëhet pjesë e revolucionit global digjital”, ka shkruar Abazoviq.

Ndryshe, Buterin është programer me shtetësi të Kanadasë, por është i lindur në Rusi. Ai është njëri prej themeluesve të Ethereum.