Abazoviq: Jam i befasuar nga propozimi për ministër të Mbrojtjes, e mbështes Krivokapiqin

TË FUNDIT

Lideri i lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq sonte deklaroi se është i befasuar që është propozuar për ministër të Mbrojtjes, sepse mandatari Zdravko Krivokapiq nuk ka “obligim të posaçëm” ndaj tij apo ndaj koalicionit “E zeza në të bardhë”.

Abazoviq tha se mandatari nëse konsideron se ai mund të ndihmojë, është i gatshëm të sakrifikohet, por edhe se do të ishte i kënaqur nga vendi i tij në Parlament, transmeton Vijesti.

“Nuk do të jem pengesë nëse dikush e konteston zgjedhjen time. Dy opsionet e tjera janë gjithashtu të pranueshme për mua”, tha Abazoviq pas takimit me mandatarin Zdravko Krivokpiq.

Siç tha ai, ai personalisht do të ketë korrigjime lidhur me përbërjen e qeverisë, duke shtuar se nuk respektohen të gjitha parimet, por se e mbështetë Krivokapiqin.

Sipas tij, koalicioni të cilit i takon, së shpejti do të vendosë për ofertën e qeverisë.