Ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar për nxënësit e Komunës së Studeniçanit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Ejup Abazi. Sipas Abazit, transporti synon t’u mundësojë nxënësve udhëtim më të sigurt drejt shkollave, duke zgjidhur problemin e nxënësve që më herët udhëtonin në këmbë për të ndjekur mësimin.
