Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte u shpreh se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit.
Haradinaj shkroi se AAK ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit.
“Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit. Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe. Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit.”, shkroi Haradinaj në facebook.
Ndryshe, seanca për zgjedhjen e presidentit është paraparë të fillojë sot në orën 18:00, por ende nuk ka filluar./21Media
