AAA nuk ka kërkuar të hyjë në Qeveri, Ibrahimi: ASh-AAA dhe VMRO-DPMNE do të krijojnë shumicë të re parlamentare

TË FUNDIT

Alternativa nuk pranon të bashkëqeverisë me LSDM-në dhe BDI-në. Kështu deklaroi Zeqirija Ibrahimi, sekretari për marrëdhënie me publikun në Alternativë. Ai thotë se në fillim të dhjetorit do të formohet një shumicë e re parlamentare ku do të jenë pjesë koalicioni Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët, VMRO-DPMNE dhe disa parti të vogla.

“Ne s’kemi kërkuar të bashkangjitemi. Nuk shoh asnjë arsye dikush të pranoj kërkesa të paartikuluara. Nuk ka pasur asnjë kërkesë, asnjë lutje që Alternativa që duhet t’i bashkangjitet shumicës parlamentare. Ne jemi në përgatitje sipër në krijimin e shumicës së re parlamentare, ku nuk do të bëjnë pjesë këta tash që janë në qeveri që pothuajse veçmë nuk ekziston fare.
G: Kush do të jetë ajo shumicë parlamentare që po e planifikoni?
Thelbi i kësaj shumice parlamentare do të jetë Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët, VMRO-DPMNE dhe disa parti të jera më të vogla”.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në ClickPlus tha se AAA edhe nëse e mbështet kundërkandidatin e tyre nga radhët e BDI-së, sërish nuk janë kundër që AAA të jetë pjesë e Qeverisë.

“Keni diçka kundër Alternatives për të hyrë në Qeveri? Jo aspak. E kundër ASH-së? Dilema ka qenë Besa nuk mundet me Alternativën në një qeverisje. Unë po e heq dilemën e Lëvizjes Besa. Ne nuk kemi asnjë problem me shtimin e shumicës parlamentare nga 62 në 65. Por se do të ketë lëvizje është e dukshme”.

Se a mund të jenë deputetët Alternativës ata që do t’i bashkohen shumicës, Kreshnik Bekteshi tha:

“Çdo parti politike i cili pajtohet me programën e BDI, Besës, të LDSM e cila është programë e përbashkët qeveritare për ne është i mirëseardhur. Jo vetëm Alternativën, por edhe deputetë tjerë opozitarë.
G: Edhe Aleanca?
Ata kanë deklaruar se nuk pranojnë”.

Deri më tash një pjesë e partive të vogla që janë pjesë e qeverisë e që kanë garuar në zgjedhjet lokale vetë, janë deklaruar se do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë aktuale, me LSDM-në.