Alternativa ka mbajtur sonte mbledhjen e gjashtë të Kuvendit Qendror në kuadër të së cilës janë zyrtarizuar kandidatët e kësaj partie për kryetarë komunash.
Kandidatët janë:
Tetovë – Vullnet Murseli
Çair – Bekim Sali
Gostivar – Arben Taravari
Dibër – Bekim Pocesta
Strugë – Idri Istrefi
Kërçovë – Mazllam Osmani
Zhelinë – Mahir Ziberi dhe
Tearcë – Nazim Taipi
Likovë – Arsim Idrizi
Studeniçan – Fatmir Ejupi
Dollnen – Samedin Imeri
Haraçinë – Naim Sinani
Saraj – Qerim Mamuti
Bërvenicë – Argjend Gurra
Bogovinë – Albon Xhemaili
Vrapçisht – Isen Shabani
“Dakordim është arritur edhe për ndarje të listave për këshilltarë, ashtu që prej Struge e deri në Kumanovë koalicioni AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët do të shkojë me kandidatë të përbashkët dhe me lista të përbashkëta”, thonë nga AAA-ja, transmeton TV21.
