A1 Maqedoni me ofertë për ditëlindjen e dytë! Shfrytëzuesve u ofron 100GB internet celular në muaj

TË FUNDIT

“A1 Maqedoni” feston dy vjetorin e hyrjes në tregun vendor. Për shënimin e kësaj dite sot promovoi ofertën për muajin shtator me 100 GB internet celular në muaj në modelin tarifor “A1 Neo M+”. Nëse nuk shfrytëzohet internet, ruhet dhe më tej dhe mund të shkëmbehet për përfitime shtesë përmes aplikacionit A1-shi Im. Nga A1 Maqedoni, duke u bazuar në raportit e Agjencisë për komunikime elektronike, thonë se A1 është operatori më i madh celular me numër më të madh të shfrytëzuesve në telefoninë celulare.

 “Edhe pse për një periudhë të shkurtë kohore, periudhë që më vete kishte sfida por edhe periudhë e mbushur me suksese fantastike. Ajo që gjithmonë mbetet në fokusin tonë, janë klientët tonë dhe praktikisht gjithçka që bëjmë teknologji, marketing, shitje gjithçka është e fokusuar tek klientët”, tha Metodija Mirçev – Drejtor ekzekutiv i A1 Maqedoni.