Në një epokë të zhvillimit të shpejtë të teknologjive dhe sistemeve të komunikimit, si dhe përfundimit të projektit evropian Horizon 2020, pyetja më e shpeshtë në lidhje me gjeneratën e pestë të rrjeteve mobile është nëse ajo përbën një kërcënim për njerëzit. Bruno Gjogoviq njëri prej krijuesve të rrjetit 5G për TV21 thotë se shumëkush është i shqetësuar se 5G mund të shkaktojë kancer por të gjitha hulumtimet kanë treguar se kjo gjë nuk është e mundur.
“Si shkencëtar dhe hulumtues në fushën e sistemeve të komunikimit të avancuar në Oslo, Norvegji, me fakte për atë se indicia kancerogjene e shkaktuar nga rrjetet celulare është shumë minimale nga ajo që natyra imponon sikur një devijim kromozonal mbi jetën e një personi. Shumëkush shqetësohet se rrjetet 5G do të shkaktojnë probleme të reja shëndetësore me shfaqjen e tyre, por si me rrjetet e mëparshme me brezin e katërt, qëndrimet e tilla janë të pabaza as hulumtimet nuk kanë treguar se ka një lidhje sëmundjet e tilla me teknologjitë e reja”, tha Bruno Gjogoviq.
Stefan Miteski nga Shoqata e studentëve të elektroteknikës thotë se është shume herët të flitet se a do të jetë e dëmshme për Maqedonine pasi që ende nuk janë të vendosura frekuencat.
“Këto spekulime që i kemi dëgjuar se kanë dëm, shumë varet nga performanca dhe nga lloji i prodhimit dhe frekuencat e përdorura. Për momentin, ne nuk kemi detaje të tilla kështu që nuk mund të themi nëse është e dëmshme apo jo. Kur do ta shohim performancën e kësaj teknologjie, do të kemi hulumtime dhe para se të zbatohet do ë kemi një qëndrim të saktë”, u shpreh Stefan Miteski nga Shoqata e studentëve të elektronikës.
Në Fakultetin për elektroteknikë dhe shkenca informatike është hapur laboratori i parë për testim të teknologjisë. Në Evropë teknologjia 5G do të implementohet prej vitit 2020, ndërsa me të gjitha funksionalitetet e veta avancuese pas vitit 2025.
Përfitimet kyçe nga teknologjia 5G janë: shpejtësia dukshëm më e madhe e shërbimeve të të dhënave dhe ndryshime në mënyrën e përdorimit të internetit
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
