Dje rreth orës 00:20 minuta nëpunësit policorë gjatë kontrollit të veturës “Golf” me targa të Tetovës në veturë kanë gjetur marihuanë dhe gjësende me mbetje të kokainës, me të cilën 25 vjeçari me inicialet A.SH nga Tetova dhe bashkudhëtari me inicialet Z.I 26 vjeç nga fshati Kamnjan janë privuar nga liria.Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.
