Partia e Apasievit, e Majta, do ta përkrah kandidatin e pavarur për kryetar të Shkupit Pero Georgievskin i njohur me nofkën – Kamikaza. Të dytë sot erdhën në parkun e qytetit.
Georgievski nuk pati përgjigje konkrete kur i kërkuam të na tregojnë tre projekte kapitale që ka planifikuar t’i realizojë nëse do të bëhet kryetari i Shkupit.
TV21: Unë përsëri do ju pyes, a mund të na thoni tre projekte kapitale që do t’i bëni nëse fitoni në zgjedhje?
Petar Georgievski: “Unë përsëri do ju them se projektet kapitale do t’i tregojmë kur do të dimë se çfarë buxheti kemi në dispozicion”.
Apasiev tha se këtë fundjavë përfunduan programin për zgjedhjet lokale për 10 komuna dhe Qytetin e Shkupit, por shtoi se nuk i tregojnë për shkak se dikush mundet të ua vjedh idetë.
Ai shtoi se nuk do të ketë bashkëpunim me asnjë parti.
“Megjithatë ne nuk do të negociojmë as me VMRO-DPMNE, as me LSDM as me BDI-në as me Aleancën ato veç me e kanë bërë koalicionin e tyre”, u shpreh Dimitar Apasiev – kryetar i të “Majtës”.
Kundër kandidati dhe kryetari aktual i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se Shkupit nuk i duhen njerëz që do të duhet të mësojnë nga fillimi se si udhëhiqet një institucion.
“Unë mendoj se Shkupit i duhet vazhdimësi dhe nuk i janë të nevojshëm njerëz që nga e para do të duhet t mësojnë se si udhëhiqen institucionet”, shtoi Petre Shilegov – kryetar i Qytetit të Shkupit.
Përveç Petar Georgievski-Kamikaza dhe Petre Shilegov, për Shkupin do garojnë edhe Danella Arsovska e cila do të mbështetet nga VMRO-ASH-AAA, pastaj Ana Petrovska, Lubomir Josifovski, ndërsa përflitet edhe emri i Aleksandar Tortevskit.
