A mund të porosisim online gjatë orës policore?

TË FUNDIT

Qytetarët do të mund të porosisin online në orë policore, por vetëm nga restorantet të cilat plotësojnë disa parakushte për të realizuar dërgesa në shtëpi.

Siç sqaroi drejtori i Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski, që të realizohen dërgesa në shtëpi, objektet gastronomike duhet të kërkojnë leje të veçantë për lëvizje të punëtorëve në orë policore dhe të njëjtit t’i paraqesin në Inspektoratin e Tregut për punë gjatë ndërrimit të natës.

“Të gjithë ata që kryejnë dërgesa të ushqimit duhet të kenë leje adekuate për lëvizje gjatë orës policore dhe gjithashtu në Inspektoratin e Punës duhet t’i paraqesin të punësuarit e tyre për punë gjatë natës”, tha Paunovski, transmeton TV21.