A mund të bie Qeveria? Mickoski paralajmëron se pas rrethit të dytë do t’i vazhdojë negociatat

TË FUNDIT


VMRO-DPMNE është e bindur për formimin e shumicës së re parlamentare por për këtë do të bisedohet pasi të përfundojnë zgjedhjet lokale. Këtë e deklaroi kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski pas takimit të sotëm me partnerët e koalicionit.

LSDM-ja do të vihet në test në Tetovë ku duhet të vendosë – cilin prej dy kandidatëve do ta mbështesë, kandidatin e BDI-së apo të Besës? Por, a bën kalkulime Mickoski – njëri prej partnerëve i cili nuk do ta marrë mbështetjen e LSDM-së ta lëshojë koalicionin dhe të kalojnë në VMRO për ta formuar shumicën e re? Nga BDI-ja thonë se pushteti ka partneritet korrekt dhe se koalicioni është i qëndrueshëm.

Ndryshe, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Mickoski paralajmëron se do t’i mbështesë partnerët e koalicionit, si dhe kandidatët e Aleancës dhe Alternativës. Por, a do ta përkrahin edhe ish-anëtarin e LSDM-së, njëherazi edhe kandidat për mandat të dytë në Kumanovë, Maksim Dimitrievski?.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku do të përcaktohet kush kujt do t’i japë mbështetje do të mbahet më 31 të këtij muaji.