Siç tashmë u bë e ditur, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa po qëndron për pushime në Shqipëri, shkruan TV21. Këngëtarja nga Prishtina së fundmi ka shpërndarë disa fotografi nga pushimi ku përveç linjave trupore, ka shfaqur edhe fotografi nga ushqimi që konsumon, speca të fërguar, ndërsa në videon e postimit shoqëria bashkë me Duan shihen duke u zbavitur me këngën e Mc Kresha & Lyrical Son, “Semafori”.
“A ma mire ktu a atje?”, shkruan Dua në mbishkrimin e postimit.
Në lidhje me: Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri

