Mbaroi debati në Kuvend për pakon e ndryshimeve të duhura për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Deputetët e filluan debatin mbi ligjin 5, i fundit nga pakoja e ligjeve. Bëhet fjalë për propozim ligjin për caktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridoreve. Në pothuajse sallën e zbrazët ku morën pjesë vetëm dhjetëra deputetë, opozita dhe pushteti me akuza të ndërsjella. Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzojnë se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe kriminale.
“Përgjegjësi për gabime në projektin kryesor dhe dokumentacion është në barë të realizuesit të projektit. Këtu nëse gabon Behtel, shteti do t’i marrë përgjegjësitë dhe do t’i paguajë dëmet. A kuptoni se çfarë keni bërë, ju, me mendje kriminale. Eej, kjo është….keni rrëzuar një sistem të tërë shtetëror, mendoni se çfarë po doni, ju e rrëzuat të gjithë sistemin e këtij shteti.”- tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.
Bajram kadria nga BDI-ja pret që Behtel dhe Enka ta realizojnë me cilësi projektin me korridoret 8 dhe 10D.
“Deri më tani, debati ka përfunduar për ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, për Ligjin për shpronësim, Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për planifikim urbanistik. Pas përfundimit të debatit mbi këtë propozim ligj, do të mbahet seancë ku do të votohen të gjitha 5 ligjet.”- tha Bajram Kadria, BDI.