VMRO-DPMNE vazhdon me mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e regjistrimit të popullsisë, duke pohuar se kanë bazë juridike për një gjë të tillë. Nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski tha se ligj dhe nënshkrimet e 10 mijë qytetarëve ka të drejtë t’i dorëzojë secili deputet.
“Mendojmë se ky ligj për regjistrim nuk përputhet me standardet e EUROSTAT dhe është për regjistrim politik e jo statistikor. Kur një numër prej së paku qindra qytetarëve do ta përkrahin VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin për dorëzimin e këtij ligji, mendoj se shumë deputetë nga shumica parlamentare do të mendojnë tri herë nëse ta përkrahin ligjin tonë ose jo, unë mendoj se do ta përkrahin”, tha Aleksandar Nikollovski – nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Por përkundër pohimeve të tilla se Ligji nuk është sipas standardeve evropiane, nga EUROSTAT me përgjigje se Ligji për regjistrimin e popullsisë dhe metodologjia janë në përputhje me kriteret e BE.
“Në më shumë aspekte Ligji dhe metodologjia janë gjerësisht të lidhura me standardet relevante të definuara me jurispodencën statistikore në BE edhe pse jurispodenca e BE ende nuk është e obligueshme për Maqedoninë e Veriut si vend kandidat”, thonë nga Eurostat.
Nga VMRO-DPMNE thonë se presin të mbledhin mbi 100 mijë nënshkrime dhe paralajmërojnë se qytetarët do të mund të japin nënshkrimin e tyre edhe 18 ditë, që do të thotë deri në mes të muajit mars. Por javën e ardhshme, përkatësisht më 1 mars fillon regjistrimi i pjesëmarrësve të Armatës, të punësuarve në përfaqësitë konsullore diplomatike, mërgimtarëve, të burgosurve dhe të pastrehëve.
“Është saktë e kurdisur që të parashtrohet ligji para një prillit. Zyrtarisht fillon më 1 prill dhe të gjithë e dini se mundet, nëse sillet ligj i tillë në çdo moment do të ndërpritet”, shtoi Aleksandar Nikollovski – nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
LSDM edhe më tej mbetet në qëndrimin se regjistrimi i popullsisë është i patjetërsueshëm dhe se do të zbatohet. Akuzon opozitën për mbledhjen e nënshkrimeve partiake dhe është e bindur se nuk do të anulojnë ligjin. Sipas Ligjit, regjistrimi do të zbatohet nga 1 deri më 21 prill.