A ka pranuar Mickoski për zgjedhje më 8 korrik? Zaev thotë se po, VMRO-DPMNE mohon, por nuk kanë propozim

Must Read

Grubi, Filipçe dhe Nuredini për vizitë në spitalin e Gjinekologjisë në Çair

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi dhe ministrat e...

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha diellore më shpesh në pjesët...
- Advertisement -

Afatet për zgjedhje më 5 korrik fillojnë të vijojnë. Nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa Qeveria i angazhoi me dekret Ministrinë e punëve të brendshme, KSHZ-në dhe Ministrinë e shëndetësisë të fillojnë të gjithë përgatitjet e nevojshme. Konfirmim se zgjedhje do të ketë, arriti edhe nga Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, i cili përmes rrjeteve sociale porositi se data për zgjedhje është temë e përfunduar për Qeverinë. Megjithatë, VMRO-DPMNE edhe më tej është kundër vendimit që të ketë zgjedhje më 5 korrik.

Por, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në emisionin e mbrëmshëm debativ, Klik Plus, në TV21 theksoi se ka pasur marrëveshje në formë gojore me Hristijan Mickoskin për zgjedhje më 8 korrik. Sipas tij, opozita ende ka kohë për të pranuar edhe këtë datë.

- Advertisement -

“Mund të dakordohemi për zgjedhje më 8 korrik, nëse jo më 5 korrik, dhe atëherë unë do të dal dhe do them: Të nderuar qytetarë, Qeveria të kërkojë gjendje të jashtëzakonshme tre ditore, për shkak të marrëveshjes me opozitën. Me vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme prej tre ditëve, arrijmë te 8 korriku. Tani pa vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, jo, ama të themi për shkak të pakos së katër ekonomike kërkojmë gjendje të jashtëzakonshme, do gënjejmë. Nuk duhet të bëhemi rezil para qytetarëve,” tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM.

Fillimisht menjëherë pas emisionit Klik Plus, ndërsa sot edhe sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev demantoi se ka pasur marrëveshje të tillë. Tha se nuk është i njoftuar për marrëveshjen e tillë të dy liderëve. I pyetur nëse partia e tij amë ka datë konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve, ai tha se duhet të normalizohet gjendja me korona virusin.

- Advertisement -

“Unë nuk i besoj atij personi, ndërsa supozoj se nuk i besoni as ju, as opinioni i përgjithshëm. Për shkak se sapo del të thotë diçka, gënjen, sapo del të thotë diçka, pas dy orëve e ndryshon qëndrimin. Kështu që aspak nuk i besoj se kjo është e vërtetë. Që të dalim me datë konkrete për zgjedhje, duhet të kemi normalizim të gjendjes. Si të dalim me datë konkrete kur çdo gjë që dëgjojmë edhe nga Komisioni dhe ministri Filipçe, doli e gabuar,” tha Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE.

Edhe pse vazhdimisht kritikojnë për datën për zgjedhje, megjithatë VMRO-DPMNE-ja, së paku në opinion, deri më tani nuk ka propozim konkret. Janë të gatshëm, siç thonë, që të marrin pjesë në takim të ri liderësh, por nuk përgjigjen konkretisht për pyetjen se pse të ketë takim të tillë, ndërsa nuk kanë propozim të tyre. VMRO-DPMNE megjithatë porosit se kur do që të mbahen zgjedhjet, ata do të fitojnë LSDM-në.    

- Advertisement -

Grubi, Filipçe dhe Nuredini për vizitë në spitalin e Gjinekologjisë në Çair

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi dhe ministrat e Shëndetësisë dhe të Mjedisit Jetësor...

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha diellore më shpesh në pjesët veriore dhe pasdite. Paradite veçanërisht...

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -