A ka ndonjë mënyrë për të kontrolluar çmimet? Përgjigjet Kovaçevski

TË FUNDIT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se Inspektorati i Tregut ka qenë vazhdimisht në terren dhe monitoron marzhet, të cilat janë të kufizuara, si dhe për çdo shkelje të konstatuar ka ndëshkime.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se si tregtarët ushqimorë, ashtu edhe qendrat tregtare janë në një situatë të palakmueshme për shkak të çmimeve të larta të rrymës dhe me ta po diskutojmë se çfarë mund të bëjë shteti për ta”, tha Kovaçevski.