Prishtina sërish do të jetë epiqendra e euforisë muzikore këtë verë! Nga data 1 deri më 3 gusht 2025, “Sunny Hill Festival” sjell edicionin më të madh dhe më glamuroz ndonjëherë. Në skenë do të ngjiten yje botërorë si Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anima, Mochakk – emra që garantojnë spektakël të paharrueshëm! Yjet botërorë nuk kanë qenë kurrë më afër – sepse gjithçka do të ndodhë vetëm një orë larg nga Shkupi!

Festivali do të hapet me një performancë energjike nga Dua Lipa, e cila kthehet në vendlindje për ta hapur këtë spektakël muzikor. Prishtina do të jetë një nga ndalesat e saj në kuadër të turneut botëror “Radical Optimism”, çka e bën këtë ngjarje edhe më të veçantë për të gjithë ata që e ndjekin dhe e duan muzikën e saj.

Menjëherë pas saj, në skenën C4 do të performojë legjenda e muzikës elektronike Fatboy Slim – fitues i gjashtë çmimeve MTV, i cili me stilin e tij të pazëvendësueshëm do të sjellë një retrospektivë të hiteve të tij më të mëdha ndër vite.

Dita e dytë e festivalit, më 2 gusht, do të shënohet nga ardhja për herë të parë në Kosovë e Shawn Mendes – yll botëror, fitues i çmimit MTV Europe Music Awards, zë që mbush arenat anembanë botës – nga “O2” në Londër deri te “Madison Square Garden” në New York. Energjinë që e ka dëshmuar në “Rock in Rio” para mbi 100.000 njerëzve, do ta sjellë edhe te ne.

Po atë mbrëmje, në skenën C4, do të performojë edhe DJ-i i njohur brazilian Mochakk, ritmet e të cilit funky dhe performanca e tij ekscentrike e kanë renditur ndër DJ-të më të mirë në planet – duke performuar në festivale si “Coachella” dhe “Primavera Sound”.
Mbrëmja finale, më 3 gusht, do të jetë nën tingujt e Anima – projekti solo i Matteo Millerit nga Tale of Us. Bëhet fjalë për një përvojë avangarde audio-vizuale, ku muzika dhe arti digjital bashkohen në një performancë spektakolare që e shtyn përtej kufijve konceptin klasik të një koncerti.
Po atë natë, në skenën C4, pritet të ngjitet edhe sensacioni global aktual Peggy Gou – autorja e mega-hitit “(It Goes Like) Nanana” – e gatshme ta mbyllë festivalin me një nga setet më të zjarrta të kësaj vere!
Në program janë përfshirë edhe shumë artistë të tjerë të talentuar si: Artssassin, Bookie, Deezy me ritme urbane, Sainté dhe Sienna Spiro me tingujt e tyre fresh hip-hop/alt-pop, Skream – pionier i skenës dubstep, Sugar Rush, Tommy Gold, TSHA – e njohur për performancat e saj në “Glastonbury” dhe “Lost Village”, si dhe seti i paharrueshëm Mygal B2B Edgar Kerri, që pritet të jetë një nga performancat më energjike të këtij viti.
Në skenë do të ngjiten edhe emra të njohur nga rajoni si: Loredana, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula, Adrian Berisha, DJ Caboo, Art Lokaj Band, Bana Zahiti, Blerta Përtace, Hawolf, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina, Zwada dhe shumë të tjerë.
Sunny Hill Festival është tashmë i njohur si një nga 10 festivalet më të mira në Evropë dhe bën pjesë në listën e 25 festivaleve më të mira në botë që nuk duhen humbur këtë vit!
Mos prit – siguro biletën tënde dhe bëhu pjesë e magjisë së “Sunny Hill Festival” 2025!
Më shumë informacione për festivalin dhe biletat gjeni në: www.sunnyhillfestival.com
Nga Shkupi në Sunny Hill – Paketa Festivali për të gjithë jo-rezidentët
Nëse po udhëton nga Maqedonia apo ndonjë vend tjetër i rajonit, Sunny Hill ofron paketa të organizuara festivali – bileta, akomodim dhe transport nga Shkupi, Tirana apo aeroportet më të afërta.
“Me këto pako, nuk ke pse të humbësh kohë me organizimin – ne do të kujdesemi për gjithçka! Ti vetëm eja dhe kënaqu!” – thonë organizatorët.
Për më shumë informacione rreth këtyre ofertave, vizitoni: www.sunnyhilltravel.com
