Një fotografi e Hamamit të Prizrenit, ka qarkulluar gjatë gjithë ditës në rrjetet sociale. Këtë fotografi, të shoqëruar me komente, e kanë shpërndarë gazetarë, drejtues mediash, drejtues të organizatave qeveritare dhe njohës të trashëgimisë kulturore. Ata, i kanë akuzuar institucionet shtetërore për humbje të identitetit të këtij objekti. Drejtuesit e deparrtamentit për trashëgimi kulturore në Ministrinë e Kulturës thonë se çdo ndërhyrje në këtë objekt është bërë nën mbikqyrjen e ekspertëve ndërkombëtar të UNESCO-s. Ndërsa drejtuesit e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kultutore në Prizren, kanë kërkuar mjete shtesë për të përfunduar restaurimin, i cili, siç thonë ata, ka mbetur në gjysmë./21 Media/
