“A është Turqia një alternativë për Shqipërinë veç BE-së? Flet Rama

TË FUNDIT

Shqipëria prej vitesh pret një dritë jeshile në rrugën drejt anëtarësimit Evropian, por vonesat vijnë edhe si pasojë e vetë problemeve të brendshme që ka Evropa. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një intervistë për TV5Monde pasditen e së premtes përpara se të mbante fjalimin në asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Por kur u pyet nga gazetarja franceze nëse Shqipëria ka alternativa të tjera, si përshembull Turqia, kreu i qeverisë dha një përgjigje negative. Sipas tij, Turqia është mik i mirë i Shqipërisë prej vitesh tashmë, dhe bashkë me shtete si Greqia dhe Italia, vendi ka partneritet strategjik.