E në lidhje me qëndrimin e delegacionit qeveritar në Londër, opozitarja LSDM hedh dyshime se atje janë diskutuar ose pranuar marrëveshje për pranimin e migrantëve dhe hapjen e kampeve në vend. Përmes zëdhënëses Bogdanka Kuzevksa, socialdemokratët kërkojnë nga kryeministri Mickoski të përgjigjet nëse për këto, e jo të japë deklarata shterpë. Sipas LSDM-së, mungesa e informacionit zyrtar dhe refuzimi i Micskoski për t’iu përgjigjur mediave britanike, tregon për fshehje të qëllimshme të kësaj çështjeje strategjike.
“Për shkak se qeveria jonë tashmë pothuajse gjithë vitin ka negociuar këtë lloj huash dhe investimesh, ka njoftuar një kredi prej 7 miliardë eurosh nga Britania, Micskoski tashmë nuk mund të fshihet dhe duhet të përgjigjet qartë: Çfarë saktësisht është diskutuar në temën e migrantëve dhe kampeve për migrantë? A është e vërtetë që me marrëveshjen për huanë ka edhe një marrëveshje tjetër për migrantët që qeveria nuk e bën publike? Pse Micskoski, i cili e vetmja gjë që bën është PR, ka refuzuar një intervistë të rëndësishme për “Times”? Këtë e konfirmoi vetë media. Pse, nëse nuk ka çfarë të fshehë, ai është shmangur? A po pritet të kalojnë zgjedhjet për të shpallur këtë lajm?”, tha Bogdanka Kuzevska, LSDM.