A ËSHTË KTHYER KAMÇEV NGA KELLNI? PPS-JA KONFIRMON: I KEMI DHËNË PASAPORTË TË PËRKOHSHME

TË FUNDIT

Askush nuk e di nëse biznesmeni Orce Kamçev, i dyshuar në rastin e PPS-së, Perandoria, është kthyer nga finalja e hendbollit që luajti pardje në Kellni i  Gjermanis. TV21 kërkoi përgjigje nga MPB-ja, PPS-ja dhe gjykata, nëse kanë informacione a është kthyer në vend Kamçev pasi ka kaluar kufirin në mënyrë legale, por askush nuk dinte të na përgjigjej. Opinioni publik është befasuar pas publikimit të fotografisë në të cilën shihet se si Kamçev e ndjek ndeshjen e hendbollit në Kelln. Nga PPS-ja për TV21 konfirmojnë se kanë dhënë pëlqim për kërkesën e gjykatës që t’i jepet atij pasaportë e përkohshme, por nuk ka detaje në cilën bazë kanë dhënë mendim pozitiv dhe sa kohë vlen pasaporta.

“Më 2 maj gjykata dorëzoi kërkesë deri te PPS-ja që t’i jepet pasaportë e përkohshme. Për këtë kërkesë PPS-ja dha mendim pozitiv, por nuk e kemi marrë vendimin se atij i është dhënë pasaporta e përkohshme, përkatësisht, gjykata nuk na ka lajmëruar”, thonë nga Prokuroria Publike Speciale.

Në praktikë, personave të dyshuar u jepet pasaportë e përkohshme por në raste urgjente kur duhet të udhëtojnë jashtë vendit për mjekim apo nevoja të tjera. Nga Gjykata penale thanë se kanë marrë kërkesë nga Kamçevi, përkatësisht nga avokatët e tij për dhënien e pasaportës së përkohshme.

“Sipas nenit 144 këtë kërkesë ne e dorëzuam te prokurori i tij, në këtë rast te PPS-ja e cila është kompetente për të dhënë mendim, pozitiv apo negativ. Prej atje dhanë mendim pozitiv dhe pas kësaj gjykatësi i procedurës paraprake e jep vendimin pas çka MPB-ja jep pasaportë të përkohshme”, theksojn nga Gjykata Penale.

Nga MPB-ja thanë se vendimet është sjellin gjykata dhe prokurorët dhe se ata veprojnë sipas vendimeve të tyre.

Profesori Vlladimir Pivovarov është befasuar nga vendimet e këtilla dhe tha se nuk do të befasohet nëse ndodh që edhe Kamçev të arratiset. Ai theksoi se kështu  vetëm konfirmohet se ne nuk e kemi mësuar mësimin nga rastet e shumta që ndodhën deri më tani dhe vlerësoi se kjo gjë është e palejueshme nga aspekti juridik dhe logjik.

“Parashtrohet pyetja nëse personat e këtilla, në ndonjë situatë konkrete, nëse në mënyrë legale kanë marrë pasaportë, të mos kthehen  në vend kurrë më. Dikush u lejon që në mënyrë legale të largohen nga vendi dhe pastaj gishtin e drejtojnë kah MPB-ja. Kështu krijohen afera në shoqëri prej të cilave nuk kemi nevojë në këto momente kur presim datë për negociata me BE dhe kur duhet ta prezantojmë shtetin në dritën më të mirë sa i përket sundimit të së drejtës”, u shpreh Vlladimir Pivovarov, profesor universitar.

Kamçev është njëri prej të dyshuarve në rastin e PPS-së Perandoria i cili u hap në nëntor të vitit të kaluar. Atij u është caktuar masë paraburgimi, por pastaj masa është zëvendësuar me paraburgim shtëpiak. Në mars, me vendimin e Gjykatës Supreme atij i është lejuar që të mbrohet në liri. Për të, kishte masa për përkujdesje të shtuar pas çka ia kanë marrë pasaportën. Në rastin Perandoria, përveç Kamçevit, i dyshuar është edhe ish -drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov për vepra penale – shoqërim kriminel, larje parash, dëmtim dhe autorizim të kreditorëve.

Përgatiti: Svetllana Unkovska