A është i sigurt nënshkrimi i Zejdit? Përgjigjet Snopçe

TË FUNDIT

Në rrjetet sociale qarkullon lajmi se deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi do ta tërheq nënshkrimin e deponuar për rrëzimin e Qeverisë. Për këtë TV21, në lajmet qendrore pyeti deputetin e ASh-së, Halil Snopçe, parti e të cilit është në koalicion me Alternativën. Snopçe tha se nënshkrimi i Zejdit është i sigurt, duke shtuar se ai ka qenë një ndër zërat më kritik të kësaj Qeverie.

“Ne kemi 61 nënshkrime, Skender Rexhepi është koordinator i grupit parlamentar i ASH-AAA dhe Skender Rexhepi ka qenë një ndër zërat kryesor të opozitës shqiptare në Kuvend. Një ndër njerëzit me të devotshëm kundër krimit të këtij pushtetit, kundër këtij regjimi hibrid normalisht se ka nënshkruar Skender Rexhepi për rrëzimin e kësaj Qeverie”, tha Snopçe në Magazinën Informative 21LiveNews.